Policia ka prova që ta ndriçojë rastin e Enver Kelmendit

Shiriti-i-policisë

Të hënën rreth orës 18:00 është gjetur i vdekur Enver Kelmendi nga Malisheva, pasi ishte shpallur si i zhdukur një ditë më parë.

Policia Rajonit të Gjakovës kanë disa prova nga vendi i ngjarjes ku është gjetur trupi i pajetë i viktimës, njofton Klan Kosova.

“Kemi prova dhe dëshmi”, ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësja e policisë për këtë rajon, Lirie Podrimaj.

“Nuk mund të flas më shumë në lidhje me këtë rast. Njësiti i Hetimeve Rajonale është duke u punuar intensivisht që të gjejë fajtorët. Nuk mund të them nëse kemi të dyshuar apo të arrestuar për shkak të hetimeve që po vazhdojnë”, ka shtuar Podrimaj.