Policia ka arrestuar katër veteranë protestues

arrestimi_veteranetVeteranët që protestuan sot para Qeverisë së Kosovës, njoftojnë për arrestimin e katër shokëve të tyre. Sipas njoftimi, arrestimi ndodhi pas protestës.

Sipas njërit nga protestuesit, të arrestuarit janë: Skender Llugiqi, Nysret Azemi, Driton Sadiku dhe Bahtir Canushi, raporton Koha.net.

Por deri më tani ka qenë e pamundur të konfirmohen këto arrestime si dhe emrat e të arrestuarve, pasi që asnjëri nga zëdhënësit e policisë nuk e kanë hapur telefonin.

Një grup veteranësh, pjesëmarrës të protestës, shembi sot rrethojën para Qeverisë, në kohën kur objekti nuk sigurohej nga forca të shtuara të policisë. Ata iu afruan objektit qeveritar, ndërsa u larguan pas thirrjeve të përsëritura të organizatorit të protestës dhe kryetarit të Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve, Xhevdet Qeriqi.