Policia Gjen Armë në Shkozë të Malishevës: një i arrestuar

Një arsenal armësh është zbuluar gjatë bastisjes së dy shtëpive në Shkozë të Malishevës.

Policia ka bërë bastisjen e dy shtëpive dhe objekteve përcjellëse në fshatin Shkozë të Malishevës.

Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe konfiskuar  një pushkë gjysmë-automatike, 46 fishekë, dy karikatorë, një kallashnikov, një pistoletë, dy rrethatorë të zbrazët, dy fishekë të kalibrit të panjohur dhe një predhë.

Sipas policisë në lidhje me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit dhe në bazë të urdhëresës është dërguar në Burgun e Prizrenit./kallxo.com