Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Policia e Kosovës i “mirëpret” mërgimtarët me gjoba të mëdha në trafik – Malisheva Press

Policia e Kosovës i “mirëpret” mërgimtarët me gjoba të mëdha në trafik

Me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, qoftë ata vendor, bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë npër rrugët e Kosovës, do të filloj shpërndarja e broshurave sipas projektit “Për një vit më të sigurt në trafik”.

Policia njofton se lancimi i projektit zyrtarisht do të fillojë sot, e premte, me datën 20.07.2018 në orën 11:00, në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar, andaj, të njoftohen të gjitha mediat e interesuara për përcjelljen e këtij aktiviteti.

Sipas planifikimeve nga njësitë policore këto broshura do të shpërndahen në rrugë nacionale (autoudhë, magjistrale, rajonale), rrugë lokale, si dhe në pikat tjera kufitare, duke i njoftuar pjesëmarrësit në trafik për gjendjen e sigurisë rrugore në vend, gjobat e trafikut dhe në veçanti kufizimi i shpejtësisë së lejuar si dhe mundësinë e informimit/komunikimit për pjesëmarrësit në trafik me Policinë e Kosovës.

Ky projekt është i bazuar në Deklaratën e nënshkruar nga ministri i MPB-së, ministri i MI-së, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, që viti 2018 të jetë vit i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor.

Vetëm gjatë vitit 2017 kanë vdekur në aksidente trafiku 137 persona. Dita e diel është dita me më shumë aksidente fatale, 23 aksidente me fatalitet, kurse intervali kohor me bilanc tragjik është ai prej 14 deri 18.

Në bashkëngjitje gjeni projektin në gjuhët: shqip, serbisht dhe anglisht.