Policia e Kosovës dorëzohet para Marko Gjuriqit

marko

Policia e Kosovës mbrëmë në Graçanicë e ka ndaluar automjetin në të cilin gjendej i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriqin dhe kishte kërkuar nga ai që ta braktiste Kosovën, transmeton Koha.net.

Pas debatit gjysmë orësh ndërmjet policisë, zëvendëskryeministrit të Kosovës Branimir Stojanoviq dhe prefektit të Graçanicës Vladeta Kostiq, Gjuriqit iu lejua qëndrimi.

Gjatë ndalimit të automjetit, njofton radiokim, policët shpjeguan se kishin urdhër ta përcillnin Gjuriqin deri në Merdar dhe se do të arrestohej nëse do të kundërshtonte.

Në vendin e ngjarjes, përcjell Koha.net shkrimin e medieve serbe, u tubuan qytetarët të cilët kishin brohoritur : Serbia! Serbia!
Gjuriq kishte dalë nga vetura dhe kishte përshëndetur të tubuarit. Aty kishte arritur edhe oficeri ndërlidhës i Serbisë në Kosovë Dejan Paviçeviq.

Gjuriq, thonë mediume serbe, ka pasur leje të rregullt qëndrimi në Kosovë deri sot në mëngjes në përputhje me marrëveshjet e mëhershme Prishtinë – Beograd.