Policia bën të ditur numrin e aksidenteve dhe gjobave brenda ditës

foto-3Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit kanë ndodhur gjithsej 34 aksidente trafiku, prej të cilave 14 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 20 të tjera me dëme materiale.

Ndërsa ndaj të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që nuk kanë respektuar rregullat e trafikut, policia ka shqiptuar 797 gjoba kundërvajtëse.