Policia arreston aktorin e Stupcave (Foto)

Aktori  i ‘Stupcave’,  Mensur Safqiu është shoqëruar në polici mëngjesin e sotëm.

Lajmin për shoqërimin e një personi në polici e konfirmoi zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

“Rreth orës 8:00 të mëngjesit, një person është shoqëruar në polici. Jemi duke pritur për intervistimin e personit të shoqëruar”, tha Ahmeti- Haziraj.

Ajo nuk tregoi arsyen e shoqërimit në polici të aktorit të njohur kosovar.

Në fotografitë e siguruara  shihet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Naim Frashëri”, ku policia kishte bllokuar rrugën për ta kontrolluar veturën e aktorit.