Policët e zhdukur, pamje nga dita e tretë e kërkimit të tyre (Foto/Video)

Edhe sot janë duke vazhduar kërkimet e dy policëve të zhdukur, pas aksidentit të së shtunës me veturë zyrtare.

Malsor Dashi e Armend Trena, u zhdukën pasi ranë me veturë nga një lartësi prej 100 ose më shumë metrash në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, shkruan Periskopi.

Kërkimi i tyre është duke vazhduar që nga e shtuna, por pa sukses në gjetjen e tyre.

Sot, përveç forcave kosovare dhe maqedonase, janë mobilizuar edhe qytetarë të shumtë për gjetjen e tyre, pas thirrjes së bërë nga familjet Dashi e Trena.

Faqe lokale të Facebook-ut nga Hani i Elezit, kanë sjell pamje mbi aksionin e kërkimit të tyre. /Periskopi/