Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Policët e Kosovës shkelin rregulloren, postojnë foto në Facebook – Malisheva Press

Policët e Kosovës shkelin rregulloren, postojnë foto në Facebook

policet-fbPolicët e Kosovës e kanë të ndaluar publikimin e fotove në Facebook me rroba zyrtare. Mirëpo, këtë rregull nuk e respektojnë. Disa prej tyre tregojnë edhe revolet zyrtare edhe kur janë civilë….

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës duhet pasur kujdes në përdorimin e rrjeteve sociale. Ekziston urdhëresa që i obligon pjesëtarët e policisë të mos i postojnë fotografitë e tyre me uniforma në facebook dhe rrjete tjera sociale.

Zyrtarë nga Policia e Kosovës kanë theksuar se ky udhëzim, që obligon policët të mos postojnë foto në rrjete sociale me uniformë, ekziston qysh moti.

Ata nuk kanë pranuar të flasin pasi, siç kanë thënë, kjo rregullore nuk ka të bëjë me opinionin publik, por i përket vetëm rregullave dhe etikës së brendshme të policisë.

Por, këtë urdhëresë s’po e respektojnë policët e Kosovës dhe as komandantët e tyre.