Plas skandali, anëtarët e Nismës pas koalicionit me PDK: S’kemi fytyrë me iu dalë njerëzve përpara (Foto)

Ish-shefes së Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami , si duket iu ka bllokuar telefoni.

Si pasojë, asaj aksidentalisht i është krijuar një grup në Viber, ku është përfshirë e gjithë kontaktlista.

Njerëzit në atë grup kryesisht janë anëtarë apo simpatizantë të Nismës apo të afërmt të ish-depuetes Bajrami.

Periskopi ka siguruar këto biseda, ku shfaqet pakënaqësia e tyre me arritjen e koalicionit me PDK-në.

Madje disa prej tyre ankohen se nuk kanë më fytyrë t’iu dalin njërëzve përpara. Ndërsa asambleistja e Nismës në Drenas, Sabrije Rukiqi Kukaj,  është munduar t’i qetësojë duke iu thënë se nuk kanë pasur zgjidhje tjetër dhe se kanë qenë në një udhëkryq. Ajo gjithashtu thotë se “Në këtë mes vetëm PDK-së iu k*** nana”.

Ndërsa ka vazhduar ky diskutim, koalicioni PDK-AAK-Nisma është quajtur edhe “Koalicion i frikshëm”.

Ish-deputetja Valdete Bajrami, ka bërë thirrje përmes rrjetit social “Facebook” që askush të mos i shkruaj në Viber. /Periskopi/