Phillips: E vetmja përfituese e bisedimeve është Serbia

phillipsKosova jo vetëm se është vonuar në ndërtimin e një shteti me prosperitet, por edhe është kthyer prapa.

Fatkeqësisht angazhimi i udhëheqësve të shtetit të saj, është i ndikuar nga qëllimet e ambicieve personale të vetëpasurimit. Korrupsioni dhe aktivitetet kriminale kanë lulëzuar.
Kështu thotë për “Zërin”, ish-këshilltari i OKB-së dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit, David Phillips.
Autori i librit “Çlirimi i Kosovës” dhe bashkëpunëtori i ngushtë i ambasadorit Richard Hollbrook kritikon Evropën për politikat e gabuara të saj ndaj Kosovës.
Ai thotë se ndarja etno-territoriale e Kosovës është projekt i Millosheviqit, dhe para këtij presioni nuk guxon të bjerë Kosova.
Sipas tij, e vetmja përfituese e bisedimeve Prishtinë – Beograd, është Serbia. Si një parakusht për dialog, BE-ja duhet t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave dhe jo ta shpërblejë krejt në fund të procesit.
”Liberalizimi i vizave duhet të jetë një parakusht për angazhimin në negociata politike me Serbinë”, deklaron Phillips.