Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Peticioni i Edita Tahirit për gratë e dhunuara nuk është dërguar fare në OKB – Malisheva Press

Peticioni i Edita Tahirit për gratë e dhunuara nuk është dërguar fare në OKB

peticioni_grateI nënshkruar në muajin korrik të vitit të kaluar, peticioni “Kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë”, nuk ka arritur në adresën për të cilën edhe është dedikuar. Dorëzimi i tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ishte paralajmëruar të bëhej në shtator të vitit të kaluar.

Ndërkohë që për tre muajt e fundit Bordi organizativ i tij, nuk ka mbajtur as një takim. Ka kaluar më shumë se një vit që kur 115 mijë e 759 qytetarë të Kosovës kanë hedhur nënshkrimet e tyre në këtë peticion, por ato nuk kanë shkuar në adresën e tyre. Fillimisht ishte thënë se peticioni do të dorëzohej në OKB në muajin shtator të 2014, mirëpo një gjë e tillë nuk është bërë. Këtë vonesë e pati arsyetuar kryesuesja e Bordit organizativ për nënshkrim të peticionit, Edita Tahiri. Ajo pati thënë se caktimi i datës për dorëzim të peticionin nuk ishte në dorën e tyre, duke theksuar se dorëzimi do të bëhet në fund të tetorit ose në fillimin e nëntorit të vitit të kaluar.

Mirëpo një gjë e tillë nuk është bërë ende dhe nuk dihet nëse peticioni do të dorëzohet ose jo në OKB