Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Peticion që Facebooku të listojë qytetet e Kosovës nën Kosovë, jo nën Serbi – Malisheva Press

Peticion që Facebooku të listojë qytetet e Kosovës nën Kosovë, jo nën Serbi

facebook1

Një nga rrjetet sociale më të përdorura në trojet shqiptare, Facebooku, ende vazhdon të njohë qytetet e Kosovës nën domenin e Serbisë.

Kurse Lavdi Zymberi ka krijuar një peticion për të ndryshuar një gjë të tillë që qytetet e Kosovës të jenë nën domenin e Kosovës, shkruan Koha.net.

Në peticion drejtuar Facbookut thuhet:

Facebook, vendosi qytetet e Kosovës në Kosovë, jo në Serbi.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, dhe është vendosur në listën e shteteve nga Facebooku. Megjithatë, kur njerëzit etiketojnë qytetin e tyre, atyre u del që janë nga Serbia.

Ne, qytetarët e Kosovës nuk duam që qytetet tona të listohen nën Serbinë kur bëjmë check-in, prandaj kërkojmë që ta ndryshojë këtë.

Vendi ynë është njohur nga më shumë se 105 shtete në mbarë botën dhe kërkojmë nga Facebooku ta respektojë këtë.

Peticionin mund ta nënshkruani këtu.