Përqahet LDK: Kastrati me grupin e tij lëshon mbledhjen e KK-së, në sallë vetëm tre nga LDK-ja

LDK pretendentetTashmë është bërë e qartë se Dega e LDK-së në Malishevë është përqarë. Pas seancës së paraditës kur ishin vërejtur tensione brenda LDK-së,  sipas burimeve brenda kuvendit të komunës në vazhdimin e mbledhjes pas drekës ato u shpërfaqen edhe më shumë sidomos në momentin kur kryesuesi vendosi që pika e rendit të ditës që  kishte të bënte me buxhetin të shtyhej për miratim ditën e nesërme.

Ish kryetari i degës së LDK-së Januz Kastrati bashkë me pjesën dërmuese të asamblistëve të LDK-së ka lëshuar sallën derisa aktualisht në sallë kanë mbetur vetëm tre asamblistë nga radhët e LDK-së duke e bërë tashmë të qartë qarjet brenda këtij subjekti dhe krizen qeverisëse në koalicionin aktual Nisma-LDK./malishevapress/