Përplasje mes Glauk Konjufcës dhe Xhavit Halitit

xhavitiNjë kërkesë e AAK-së që të mbahet një seancë të mërkurën, ka shkaktuar përplasje mes Glauk Konjufcës dhe kryesuesit të Kuvendit, Xhavit Haliti.

Konjufca i tha Halitit që ai nuk ka të drejtë ta interpretojë rregulloren, duke shtuar se mbledhja duhet të mbahet sipas kërkesës së propozuesit.

“S’ke të drejtë me intepretu nëse e ke gabim”, iu drejtua Konjufca.

Ndërsa, Haliti tha se nuk do ta dëgjojë duke mos ia dhënë fjalën.

“S’po du me ia dhanë, eh”, përfundoi ai. /Periskopi/