Përkundër humbjes, Karaqi akoma ka gjasa për medalje

karaqi

Karateisti Alvin Karaqi ka humbur në gjysmëfinale ndaj azerbajxhanasit Mamyev Aykhan.

Edhe pse ka humbur, Karaqi ka akoma gjasa për medalje, pasi pritet të ndeshet për medaljen e bronztë me humbësin e duelit tjetër gjysmëfinal.

Karaqi humbi me rezultatin 6-1, mirëpo do të luajë për medalje të bronztë sot më vonë.