Përkujtohen heronjtë e Kombit ‘Toni’ dhe ‘Mici’

Nesër në Rahovec organizohen aktivitete për shënimin e 19-të vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mic dhe dëshmorëve Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri nga Vushtrria.

Me këtë rast do të bëhen homazhe dhe nderime në vendin e rënies tek udhëkryqi mbi fshatin Opterushë.Ndërsa nga ora  12:00 mbahet Akademi përkujtimore dhe program artistik në shtëpinë e kulturës “Mensur Zyberaj” në qytetin e Rahovecit.

Aktivitetet organizohen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës së mesme “Xhelal Hajda-Toni” dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Rahovec.