Përgatituni, ndryshon moti në vikend

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës.

Temperaturat do të sillën në mes minus 3 e 8 gradë celsius.E në ditën e parë të fundjavës gjendja do të ndryshojë ca.

E shtuna pritet të fillojë me vranësira të cilat më vonë do të sjellin reshje shiu e në orët e mbrëmjes edhe reshje bore.

Temperaturat do të shënojnë rënie ato do të sillën në mes minus 2 e 5 gradë celsius. Dita e dytë do të vazhdojë me mot me vranësira të cilat do të sjellin edhe reshje shqote.

Temperaturat do të sillën në mes minus 3 e 2 gradë celsius.