Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Përfundon mbledhja e VV-së, flet Glauk Konjufca: Ja çfarë u diskutua! – Malisheva Press

Përfundon mbledhja e VV-së, flet Glauk Konjufca: Ja çfarë u diskutua!

Para pak çastesh ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ku u diskutua lidhur me problemet nëpër të cilat po kalon ky subject politik dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale.Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlametnar të VV-së, Glauk Konjufca, ku përsëriti edhe njëherë qëndrimin e VV-së karshi Gjykatës Speciale, duke thënë se është një gjykatë e padrejtë.“U diskutuan shumë çështje të rëndësishme, edhe në ato për të cilat ndodhin në Vetëvendosje por edhe në ato për Kosovën, si çështjen e Gjykatës Speciale.

Ne jemi kundër Gjykatës Speciale, pra e kemi mendimin e njëjtë, arsyet i dini. Në anën tjetër jemi duke I konsideruar edhe si lojëra politike, këto që po bëhen për Gjykatën Speciale. Unë mendoj që lidhet drejtpërdrejt me shqetësimet personale”, tha Konjufca, raporton Gazeta Blic.comTutje ai ka akuzuar presidentin e vendit Hashim Thaçi, se çdo incaitivë që e nis duke u thirrur në atë se po e bën për të mirë të Kosovës e kthen në të mirën e vetvetës.