Përfundojnë garat shkollore në futsall, ja kush janë fituesit

Organizuar nga Shoqata e Pedagogëve të Sportit në Komunën e Malishevës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, janë zhvilluar garat sportive në futsall, për të dy nivelet e shkollave në komunën tonë.

Sot janë zhvilluar finalet në nivelin e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta, meshkuj dhe femra, si dhe në nivelin e shkollave të mesme të larta, për meshkuj dhe femra.

Në nivelin e shkollave fillore dhe te mese të ulëta, vendin e parë për meshkuj e ka zënë SHFMU “Asim Vokshi” nga Panorci, ndërsa për femra vendin e parë e ka zënë SHFMU “28 Nëntori” nga Kërvasaria.

Në nivelin e shkollave të mesme të larta, vendin e parë për meshkuj, vendin e parë e ka zënë SHMPEJ “Lasgush Poradeci”, ndërsa për femra, vendin e  parë e ka zënë Gjimnazi “Hamdi Berisha”.