Përfaqësuesit e Qendrës Rinore vizituan stacionin e Policisë në Malishevë

received_1049277215144133

Perfaqesues nga Qendra Rinore në Malishevë takuan sot komandantin e stacionit policor në Komunën e Malishevës z.Halil Morina , si dhe rreshteret e dikastereve qe veprojne në stacionin Policor ne Malishevë ku palët u njoftuan për së afërmi me punen qe bejne.

U diskutuan shume qeshtje sa i perket Rinise , Sigurise ne shkolla, Sigurise ne rruge, Kampanjave vetëdijësuese, Trajnimeve dhe Ligjeratave mbi informimin dhe vetdijesimin e te rinjeve ne trafik.

Ndersa kryetari i Qendres Rinore Publike ne Malisheve z.Amrush Helshani çmon lart punen dhe angazhimin e pjestareve te Policise ne secilin aktivitet te Qendres Rinore dhe kerkoi bashkepunim ne aktivitetet e radhes.