Përçarjet e Fatmir Limajt gjatë luftës dhe pas luftës

Shkruan: Bekim Hoti

Malisheva si një Komunë e shquar për çështjen kombëtare edhe në luftën e lavdishme të UÇK-së dha kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës. Por që nga periudha e luftës edhe sot e tutje, për çudi, kemi një përçarje të gërditshme, mes brigadës 121 ‘’KUMANOVA’’ dhe brigadës 122 ‘’YMER KRASNIQI’’ Fatmir Limaj ishte aji që me dinakërinë e tij, e mbajti të përçarë vetëm brigadën 122 duke mbjellur përçarje të qëllimta mes figurave eminente të kësaj brigade..!

Siç dihet pra gjatë periudhës së luftës ky përçarës, në mënyrë të pa shpjegueshme e të gërditshme mbante inate dhe rivalitete të tmerrshme me Gani Krasniqin si një figurë e shquar dhe kontribut dhënëse për çlirimin e atdheut. E keqja është që edhe pas luftës nuk u ndalen këto përçarje, e që ç’do herë po përfundojnë në kurriz të qytetarëve të Komunës së Malishevës.

Metoda e përçarjes ishte: Gani Krasniqin e goditi për mes Isni Kilajt, Isni Kilajn e goditi për mes Ragip Begajt!!! Tash ku ta dimë se përmes kujt e ka ber plan ta godas këtë të tretin!!!

Të tre këta ishin ish udhëheqës të brigadës 122 ‘’YMER KRASNIQI‘’ Fatmir Limaj si përfaqësues i 121-shit mori bajrakun e kallauzit të Malishevës për nivelin qëndorë në politikë dhe e shfrytëzoj nivelin qendrorë në mënyrë të një anshme, duke përdorur ç’do metodë për të akomoduar po thuajse vetëm luftëtarët e 121-shit, dikë me biznese milionshe e dikë me vende pune. Ndërsa 122-shit ja la nivelin lokal në politikë dhe sa herë që i hynte në punë metoda e tij përparëse ishte aktiv!!!