Protagonist kryesor janë ish-deputeti nga radhët e kësaj partie, Bislim Zogaj dhe Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Bislim Zogaj mendon se kryetari aktual, Ramiz Lladrovci nuk duhet të jetë përsëri kandidat për Kryetar Komune pasi sipas tij në bazë të terenit që po shohin, ai nuk mund të i fitojë zgjedhjet.

Zogaj përmend edhe çasjen jo të mirë të Kryetarit Lladrovci me biznesmen nga Komuna e Drenasit, mësimdhënës, e grupe tjera të interesit.

Reagon Kryetari Lladrovci i cili ja përmend Bislim Zogajt, dëshirën e tij të hapur që e kishte treguar për kandidim për Kryetar Komune poashtu ja përmend humbjen që e pati në Zgjedhjet e Përgjithshme të 11 Qershorit, që ishte si kandidat për deputet nga radhët e koalicionit PAN. Pastaj situata eskalon./KronikaPress.