Përçarje e madhe e PDK’së në Skenderaj e Drenas

Ish-komandantët e lartë të UÇK-së, tashmë drejtues të PDK-së në Skenderaj dhe në Drenas, janë në “luftë” të hapur se kush do të garojë për kryetar të këtyre komunave në zgjedhjet e 22 tetorit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka premtuar dy ish-komandantëve të luftës së UÇK-së se do t’i kandidojë për kryetarë në dy komunat e Drenicës, të cilat njihen si bastione të PDK-së.

Premtimet Veseli i ka dhënë shumë herët, madje për kryetar të Drenasit, ku ai i kishte premtuar Naim Bazajt se do të jetë kandidat i vetëm për kryetar të Drenasit që në zgjedhjet e parakohshme, në dhjetorin e vitit 2016, pas dorëheqjes së Nexhat Demakut.

Siç ka thënë vetë Bazaj, ai ishte tërhequr nga gara për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme me rekomandimin e Veselit dhe me kushtin që në zgjedhjet e sivjetme, kandidat i PDK-së të jetë pikërisht Bazaj.

Por në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit lideri i PDK-së, Kadri Veseli, e kishte kandiduar Bazajn për deputet në Kuvendin e Kosovës, por ky i fundit nuk kishte arritur të merrte vota të mjaftueshme për t’u futur në Kuvend. /Zeri/