PËR TY STUDENT!

Shkruan: Bekim Sele

(Për anëtarët e komisioneve vlerësuese për staf akademik, dhe për disa të tjerë…)

Para se të vendosni: Kur ta merrni një përgjegjësi dhe një detyrë, për të cilën ju është besuar, duhet gjithmonë ta shtoni kujdesin në pjesën e zemërimit. Zemërimi në vetvete ka shumë dobi, e sidomos kur është i arsyeshëm dhe ka për qellim qe; të pashëndetshmin ta shkëputë nga ai që është i shëndetshëm.Nëse veproni të kundërtën, atëherë i bije që rrënjët e tua të jetës t’i konsideroni si të parëndësishme. Kur zemërimi është i paarsyeshëm, të kaplon një ndjenjë e shëndetit të ligë shpirtërorë, i cili të bëhet hije edhe atëherë kur mungon drita dhe rrezet e diellit. Kjo gjë lexohet më së miri, kur vendosni më në fund, pas gjithë atyre punëve të fëlliqura, të turpshme, shumë të lodhshme, e sidomos gjatë shkrimit dhe përgatitjeve të recensioneve, për të gjetur disa arsye të cilat vetëm në kokën tuaj jetojnë,(pas gjithë atyre takimeve që keni pasur me kandidatët qëduhet t’u bëni favore) krejt në fund, firmosnivendime finale duke dhënë vlerësime pozitive. Në esencë, ju vetë jeni tepër negativ. E natën vonë, kur të ktheheni në shtëpi, gjysmë të dehur, shfaqeni para pasqyrës në tualete; të lumtur, të gëzuar, të fuqishëm, të pastër si loti, me plotë parime, herë e shikoni hundën, herë flokët, e herë mjekrën, dhe në fund pëshpëritni thellë në vete; ne nuk kemi nevojë për rregulla dhe parime, virtytet që kemi na mjaftojnëNdonjëherëju shkon mendja që, krimin që po e bëni, dikur do t’ju shfaqet mbi tokë, ama, këtë gjë e mendoni rrallë dhe tepër shpesh. Ju tashme nuk do duhej të zemëroheni, sepse puna juaj mbështetet nga të gjithë, dhe në fund ajo e prodhon edhe një rezultat.

 

Profesori sheh ëndërr vetveten, kjo është mrekullia vet! Tashme, i gjendur para studenteve në klasë, të cilët më një dëshirë të madhe, mezi presin që më në fund, një ditë do t’u plotësohet dëshira e tyre, e ajo është;veçpak dituri dhe pak urtësi, më shumë edhe nuk duam! I qetë, plotë energji, ashtu i bindur se ajo çka bënë ti është thelbi i gjithë ekzistencës tënde, ashtu entuziast, me një pamje interesante, me këpuca të reja, shfaqesh para studentëve të shkretë, duke iu folur bindshëm për moralin dhe etikën njerëzore dhe ndonjëherë rrallë edhe për ndonjë parim tëdrejtësisë, që të ka rastisur ta bësh, atëherë kur ke qenë i obliguar. Çelu tokë! Ama je në ëndërr, këtë e di veç ti, bile e di shumë mirë; ti je ai që duhet, ti e di kush je; i ditur, me plotë urtësi, edhe familja krenar me ty, më në fund, edhe zemërimin e ke kuptuar dhe sërishfillon t’i pëshpëritësh vetes,dhe nis e shanë njerëzit që s’janë si ti, duke thirrur: Ty, që shpirti të është bërë i pashërueshëm dhe jeta një varg krimesh; ty, që nuk kërkon me arsyet që nuk i mungojnë kurrë njeriut të keq; ty, që e keqja ta përligjë çdo të keqe që bën; ty, që ke gëlltitur aq shumë padrejtësi, sa ato kanë hedhur rrënjë në zorrët e barkut tënd dhe nuk mund të shkulën prej andej përveç se bashkë me to; ty, pra, që vuan prej kohësh dhe që kërkon të vdesësh, do të të bëjmë të mirën që të ta shkulim me rrënjë këtë çmenduri, e cila është fatkeqësia jote dhe e të tjerëve, njëkohësisht (Seneka).

Bie zilja e telefonit, dhe ja, u zgjove.Shyqyr! U riktheve për të kontribuar në këtë shoqëri ku po të rritë dhe ushqen. Të lumtë, serish entuziast për detyrën qëe ke marrë.Të thërrasin që të marrësh pjesënë kuvendin e ndritur, atu ku legjitimohen të këqijat e mundshme, të këqijat që i ke prodhuar, aty ku, të gjithë flasin, askush s’dëgjon, dhe në fund të gjithë pajtohen. Mbyllet kuvendi, dhe si gjithmonë, rezultatet janë shumë të larta, u krijua dhe u mundësua edhe një profesor/e si ti, që të përngjan vetëm ty, që është i llojit dhe mendësisë tënde, me plotë dije dhe me plotë urtësi.

Fundja, tashme je edhe shumë krenar sepse, kur ti vendos të bësh diçka të turpshme, tinëzare, mashtruese, e gjithë qenia jote, është aktive, sepse,ke shumë nevojë, ta takoshdhe krijoshllojin tënd,për nevoja tua, sa herë qëtë duhet, gati çdo ditë, çdo moment,ai të qëndrojë pranteje, si hija. Kur flet ka kush të tëdëgjojë;kur të humbë buzëqeshja, ka kush qeshëpara teje,ka kush të tëdëgjojë,kur ti tregon diçka që s’ka lidhje me asgjë. Më në fund, pas gjithë ligjëratave dhe leksioneve të dobishme, të përndritshme, koha për kafe, para fakultetit. Porosit edhe një gotë ujë,me disa shikime tinëzare dhe me një maskë në fytyrë, vjen koha për t’u kthyer nështëpi. Sërish para pasqyrës. Ky është momenti!

 

E çka është zemërimi, po pyet Shaqa!? Shoq, para se ta shpjegojmë zemërimin, duhet ta njohim inatin. Inati i përngjan zemërimit, kurse zemërim nuk i përngjan inatit. Në përjashtim të njeriut, të gjitha gjallesat e tjera e kuptojnë zemërimin. Kurse, inatin vetëm njeriu e njeh. Zemërimi, thotë Aristoteli, është i nevojshëm, pa të nuk do të mund të bënim asgjë, ai na mbush shpirtin dhe na ndez zemrat, duhet ta përdorim atë si ushtar dhe jo si komandant.

18 vjet pas luftës! Një fuqi e madhe, qëllimmirë, plotë mëshirë, na mbrojti dhe na ruajti, që përgjatë këtyre viteve të pas luftës, më në fund, kaq trishtueshëm, kaq mizorisht, disi të arrijmë të mbijetojmë. Kjo strukturë udhëheqëse, këta përbindësh, me kaq vullnet, tinëzisht e publikisht, nuk lanë pa e përfshirë, prekur dhe dëmtuar (me lojërat me të rrezikshme), edhe shpresën e fundit, duke përfshirë, sistemin arsimor, fëmijët, rininë tonë të dashur, të pastër si loti dhe krejt në fund, edhe moralin.

Kush na mallkoi kaq shumë!? Kujt ia patëm këtë borxh!? Nga kush të kërkojmë ndihmë!? Kujt t’i drejtohemi!? Kush do të na mbrojë!? Për gjatë këtyre viteve, çka na kujton shteti ynë Kosova; Varfëri. Vrasje. Krim. Korrupsion. Prostitucion. Papunësi. Mashtrime. Fëlliqësira. Zhgënjim. Fëmijë, vajza, motra dhe nëna në rrugë. Migrim i dhunshëm. Dëshpërim dhe pamundësi, padrejtësi, e shumë e shumë të tjera…Pothuajse çdo i ri, në sytë e tij, me një heshtje të thellë,përplot mallkim, në vazhdimësi pëshpërit e pyet: kah me ia majt, kah me shku, qysh me ia ba, a e njeh dikë, valla ma s’po di, s’po di çka me ba, kah me shku hajt, jam lodh shumë…