Për të satën herë Komuna e Malishevës pastron lumin Mirusha dhe gjendja mbetët e njëjtë (Foto)

Pothuajse për çdo vit komuna e Malishevës, ndan buxhet të konsiderueshëm për pastrimin e Lumit Mirusha. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe këtë vit, mirëpo mjafton të kalosh përreth lumit dhe gjendja vazhdon të mbetët e njëjtë, shtrati i ngushtuar nga të dy anët, i mbushur me mbeturina dhe derdhja e gati te gjitha kanalizimeve të fshatrave të Malishevës i kanë dhënë një pamje të shëmtuar dhe e kanë ndotur tej mase këtë lum. Në anën tjetër komuna e Malishevës, nuk ndalët së shpenzuari parat publike kinse në pastrimin e shtratit të lumit, ndërsa situata vazhdon të mbetët e njëjtë.

Gjithashtu në angazhimin e Komunës kinse në pastrimin e Lumit vlen të theksohet se një gjë e tillë vazhdimisht bëhet vetëm në pjesën e shtratit që kalon nëpër qendër të qytetit, ndërsa gjatësia e shtratit që kalon nëpër fshatrat e Malishevës e prej ku rrjedh ndotja më e madhe vazhdon të mbetët problem i injoruar dhe i paprekur nga ana e Komunës.