Për nëntë muaj, tetë vrasje në Prizren

vrasje_prizrenPrizreni është shndërruar sivjet në qendër të krimit.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, thotë se deri më tash janë vrarë 8 persona.

“Gjatë vitit 2014 në rajonin e Prizrenit kanë ndodhur 6 raste të vrasjes me 6 persona të vrarë, ndërsa gjatë këtij viti kanë ndodhur 6 raste me 8 persona të vrarë, ku në njërin prej rasteve qenë vrarë tre persona”, tregon Berisha.

Ndërkaq, Hekuran Morina është viktima e fundit i vrasjes./PrizrenPress.com/