Për gjashtë muajt të këtij viti në Kosovë nga aksidentet humbën jetën 50 persona e mbi 25 mijë u lënduan

foto2

Numri i personave të cilët po humbin jetë në komunikacion rrugor, po shënon rritje. As thirrjet e shtuara së fundmi nga organet e sigurisë në vend, nuk po u hyjnë në vesh vozitësve të pakujdesshëm dhe sidomos të pasionuarve pas shpejtësisë së tejkaluar edhe përbrenda qyteteve.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, nga 46 aksidente kanë humbur jetën 50 persona, ndërsa numri i aksidenteve me lëndime është 2,781.

Numër rekord i pacientëve nga aksidentet, për gjashtë mujorin e parë janar-qershor 2016, është shënuar edhe në Kliniken Emergjente të QKUK-së, ku kanë kërkuar ndihmë mjekësore mbi 25 mijë të lënduar.

Nisur nga ky rrezik i jetës së qytetarëve, në mënyrë që të parandalojnë aksidentet në komunikacion, Policia e Kosovës në javët e fundit nëpër rrugë ka shtuar numrin e policëve me vetura civile dhe pa shenja policie. /KP/