Për festën e 28 nëntorit, shkollat pushojnë të premten

festaMinistria e Arsimit ka njoftuar se dita e premte, më 27 nëntor  do të jetë ditë pushimi për nder të festës së 28 Nëntorit, ndërsa dita e hënë, gjegjësisht 30 nëntori  do të jetë ditë mësimi në të gjitha shkollat e Kosovës.

Duke qenë se në kalendarin shkollor, dita e hënë ka qenë e paraparë të jetë ditë pushimi për nder të kësaj feste, MAShT njofton se dita e pushimit është zhvendosur ditën e premte.