Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Për dhjetë vjet Raporti i Progresit nuk pati përparime – Malisheva Press

Për dhjetë vjet Raporti i Progresit nuk pati përparime

raporti_progresitSikur viteve tjera, edhe këtë vit Raporti i Progresit për Kosovën e paraqet shqetësuese gjendjen në gjyqësor, meqë nuk ka luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Këtë e thonë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian në Kosovë, të cilët, ngecjet në luftën kundër korrupsionit e shohin si pikë të zezë. Ndonëse, i theksojnë disa hapa pozitiv që janë marr në këtë drejtim.

Në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, me temën “Raporti i Progresit për Kosovën: Cila do të ishte përgjigja më e arsyeshme”, zëvendësshefi i zyrës së BE-së në Kosovë Thomas Gnochi theksoi se përkundër një viti sfidues, ka pasur përparim në disa sfera.

Mirëpo, sipas tij, dënimet vendimtare për korrupsionin në nivele të larta ende mbeten sfidë e cila po e përcjell Kosovën çdo vit.

“Lufta kundër korrupsioni është një fushë për të cilën ne mendojmë Kosova është në një fazë të hershme e të përgatitjeve. Por, ka pasur ca përparime, në veçanti sa i përket bashkëpunimit në mes të agjencive kundër korrupsionit dhe prokurorisë. Përparime kemi parë edhe sa i përket deklarimit të pasurisë, që është rritur paksa në gjatë kësaj kohe. Megjithatë, ne nuk kemi parë rezultate konkrete në këtë fushë, posaçërisht s’kemi parë të jenë dhënë dënime vendimtare për nivel të lartë të korrupsionit. S’ka vullnet politik për këtë”, tha Gnochi.

Mirëpo, ndryshe e sheh Raportin e Progresit për vitin 2015, zëvendësministri i Integrimit Evropian Ramazan Ilazi. Sipas Ilazit, pos sfidave, në raport reflekton edhe arritjet në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Megjithëse mbetet shumë punë për t’u bërë në fushën e sundimit të ligjit, raporti reflekton arritjet e bëra në miratimin dhe plotësimin e katër ligjeve kornizë të gjyqësorit. Pra, për prokurorinë e shtetit, gjykatat, KGJK-në dhe KPK-në. Raporti po ashtu vlerëson reduktimin e numrit të rasteve të pazgjidhura. Përkundër progresit raporti vlerëson nevojën e rritjes së buxhetit dhe stafit në institucionet e gjyqësorit, pastaj të llogaridhënies dhe pavarësisë, procesit të emërimeve në pozita menaxheriale e tjera. Po ashtu raporti vlerëson progresin në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, me theks të veçantë në koordinimin e shumë institucioneve përgjegjëse, por nënvizon nevojën e hetimit dhe dënimit të rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Ilazi.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Institutit për Studime të Avancuara, GAP, Agron Demi tha se prej që ka filluar të publikohet Raporti i Progresit për Kosovën në vitin 2005, asnjëherë nuk ka pasur përparim në fushat kyçe, si lufta kundër korrupsionit, reforma në administratë, zhvillimin ekonomik, luftën kundër krimit të organizuar dhe fusha tjera.

“Tash kur e sheh që nuk ka përparim për dhjetë vite dhe ne nënshkruajmë MSA-në dhe liberalizimin e vizave pyetja shtrohet se a po na jepen këto dokumente pse i kemi plotësuar standardet e brendshme, apo pse kemi qenë të dëgjueshëm në raport me negociatat dhe implementimin e marrëveshjeve me Serbinë. Unë besoj se është kjo e dyta, për shkak se edhe publikisht është thënë që tash ne e meritojmë shpërblimin. Edita Tahiri shumë herë e ka përmend që tash ne e arritëm marrëveshjen për Asociacionin, e kërkojmë shpërblimin, themeluam Gjykatën Speciale e kërkojmë shpërblimin. Në fakt ky shpërblim po vjen, por jo për shkak se i kemi plotësuar kriteret e rrejshme , por pse kemi qenë goxha shumë të dëgjueshëm, sidomos në procesin e Brukseli”, tha Demi.

Madje, Demi nuk ka shpresë se as në vitin e ardhshëm do të jetë më i mirë raporti i progresit.
Problem në këtë raport, kryeredaktori i gazetës “Koha Ditore”, Agron Bajrami e sheh edhe terminologjinë e përdorur në raportin e këtij viti, ku secilën sferë në Kosovë e konstaton në fazën e hershme të arritjeve.