Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
PDK nesër vendos për fatin e Qeverisë së Isa Mustafës – Malisheva Press

PDK nesër vendos për fatin e Qeverisë së Isa Mustafës

foto-3Qeveria e Isa Mustafës nesër pritet të ketë një test serioz në Kuvendin e Kosovës. Votat e partnerit të koalicionit qeverisës, PDK për çështjen e buxhetit pritet të vendosin për jetëgjatësinë e këtij koalicioni qeveritar.

Deputetë dhe zyrtarë të lartë të PDK-së, projektligjin për buxhetin e vitit 2017, e kanë vlerësuar si politik dhe i orientuar tek komunat dhe agjensionet që udhëhiqen nga LDK. Në anën tjetër, opozita në tërësi është shprehur kundër miratimit të buxhetit të vitit 2017.

Ndonëse, mediet ditë më parë kanë raportuar se është arritur pajtueshmëri mes partnerëve të koalicionit për kalimin e buxhetit, ndryshe qëndron situata në teren.

‘Indeksonline’ merr vesh se dy partitë më të mëdha në vend ende kanë dallime për sa i përket linjave buxhetore të ndara për vitin 2017.

Sipas këtij burimi, ekziston mundësia qe nesër seanca të bojkotet edhe nga një pjesë e deputetëve të koalicionit, çka do të pamundësonte votimin në lexim të parë të këtij projektligji.

‘Indeksonline’, ka provuar të marrë qëndrimin e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti për çështjen e buxhetit, por ai nuk është përgjigjur interesimit tonë.

Ndryshe, kohëve të fundit po përmendet më të madhe ideja e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Opsion real është edhe organizimi i dy palë zgjedhjeve bashkërisht në verën e vitit 2017.

Ndërkohë, opozita po bën thirrje qe në pranvere vendi të shkojë në zgjedhje.