PDK në Malishevë: Ragip Begaj nuk po i respekton vendimet e Gjykatës së Apelit

pdk1Partia Demokratike e Kosovës dega në Malishevë ka reaguar përsëri me një komunikatë për media lidhur me larigimin e mësimdhënësve nga puna që është bërë vitin e kaluar. Sipas tyre Gjykata e Apelit ka kthyer përsëri në punë një mësimdhënës në Qendrën e Kompentencës, vendimin e të cilës nuk po e respekton Kryetari Begaj.

Më poshtë komunikata e plotë e PDK-së pa ndërhyrje:

Partia Demokratike e Kosovës Dega Malishevë

Komunikatë per media.
Kryetari ,,Haxhi” Ragip Begaj nuk i njefë as vendimet e Gjykates se APELIT!

Gjykata e Apelit kthenë në punë edhe nje puntorë të Qendres se Kompeteces në Malishevë e cila ishte larguar nga puna me ardhjen ne pushte te partisë ,,Nisma” te udhëhequr nga Fatmir Limaj.
Mirpo keto vendime edhe pse janë te formes së prerë, prap se prap Kryetari i Komunes qe vjenë nga subjekti politik i lartpermendur ,,Hagji” Ragip Begaj nuk po i zbatonë keto vendime edhe pse i njejti thirret ne ate se ligji duhet te zbatohet por siq edhe shifet ky po e shkel ligjin me se shumti.
Po ashtu kryetari Begaj thotë se komuna e Malisheves ka bugjet shumë te vogel, por i njeti paguan puntor pa punar fare!
PDK-ja si subjekt politik i mbeshtetë vendimet e gjykatave, mirpo kerkon qe ato edhe te zbatohen ne praktikë ,po ashtu edhe te merren masa konform ligjeve ne fuqi ndaj atyre qe nuk po i zbatojnë keto vendime.

Zyra per informim e PDK-së Malishevë
26.09.2015

pdk+komunikate