PDK mban tubimin qendror në Malishevë:’’Me ne përfitojnë qytetarët malishevas’’(foto)

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin qendror elektoral ku ka prezantuar kandidatin për kryetar Mursel Gashi, programin e saj për qeverisje në Malishevës dhe ka prezantuar listën e kandidatëve për kuvend komunal nga kjo parti.

Gashi ka premtuar hapjen e Parkut modern te Binzesit dhe rritjen e investimeve në bujqësi.

Ndërsa Kilaj ka thënë se me fitoren e Partisë Demokratike të Kosovë në Malishevë, më së shumti do të përfitojnë qytetarët Malishevas!

 

Njoftimi i plotë:

Tubim madhështor i PDK-së në Malishevë.
Sot, Partia Demokratike e Kosovës dega, Malishevë mbajti tubimin qendror elektoral. Në këtë tubim, është bër prezentimi i kandidatit tonë për kryetar Komune z. Mursel Gashi dhe i kandidatëve për asamble komunale. Nga qendra i pranishëm ishte kryetari i PDK-s njëherit kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli me bashkëpuntor. Me Mursel Gashin, Kryetar të Malishevës, ne do të ndërtojmë Parkun Modern të Bizneseve dhe do t’i rrisim investimet në bujqësi. Malisheva ka nevojë për Forcën e Ndryshimit të Partisë Demokratike të Kosovës. 

Kryetari i degës z. Isni Kilaj tha: me fitoren e Partisë Demokratike të Kosovë në Malishevë, më së shumti do të përfitojnë qytetarët Malishevas!