PDK largon flamurin kombëtar (foto)

takimi me pa flamurNdonëse zyrtarët dhe militantët e Partisë Demokratike të Kosovës kohë pas kohe vazhdojnë të thirren në emblemën e UÇK-së dhe flamurin kombëtar, e vërteta po e tregon të kundërtën

Në takimin e sotëm në mes kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe Valon Muratit nga partia e vogël pothuajse inegzistente LB u vërejten vetëm flamuri i PDK-së dhe ai i Kosovës.

Fotot e bëra publike nga vet PDK-ja tregojnë për largimin e flamurit kombëtar nga ambientet e dukshme të kësaj partie.

Në ditën e shpalljes së pavarësisë ishte qeveria e përbërë nga PDK ajo e cila hoqi flamurin kombëtar nga selia e qeverisë së Kosovës dhe nga përdorimi zyrtar duke e zëvendësuar me flamurin i cili është i vendosur në tavolinën e takimeve të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Flamuri i Kosovës për shumë qytetarë vazhdon të mbetet si simbol i imponuar dhe i cili nuk përfaqëson asgjë nga historia, përpjekja dhe sakrifica e shqiptarëve por më shumë gjason me ngjyrat dhe simbolet e shtetit serb derisa disa shkojnë edhe më tej duke e lidhur flamurin e Kosovës me karakterin qeverisës kriminal dhe mafioz të pushtetit në Kosovë.

Kjo foto dëshmon më së miri :

tavolina e PDK-së pa flamur kombëtarmurati veseli