PDK-ja mbështetë mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”

Këshilli i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në mbledhjen e saj ka vendosur që ta mbështes mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë.

Kështu thonë burime të sigurta të portalit “Gazeta Blic” brenda kësaj mbledhje.

Sipas këtyre burimeve një pjesë e konsiderueshme e deputetëve nga radhët e PDK-së do të votojnë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë në sesancën e sotme Parlamentare.

“Në mbledhjen e KP të PDK-së është vendosur që pjesa më e madhe e deputetëve të kësaj partie që të përkrahin mocionin e partive opozitare për shkarkimin e Qeverisë”, thonë burime të njëjta.Seanca për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë është thirrur për në orën 10:00 të ditës së sotme nga tri partitë opozitare, VV, AAK dhe NISMA. /GazetaBlic/