PDK e Malishevës e vë në siklet të madh Kadri Veselin, ky i fundit i’u drejtohet: Kush do le të rrin, kujt nuk i rrihet le të del jashtë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ditë më parë ka mbajtur një takim me strukturën e PDK-së në Malishevë, në kuadër të zgjedhjeve të brendshme.

Por takimi nuk kishte shkuar edhe aq mirë, sa ishte pritur të jetë.

Burime të Gazetës NewBorn, mësojnë se anëtarët e PDK-së, e kanë ‘gozhduar’ të parin e PDK-së, Kadri Veselin, duke i thënë se për Malishevën dhe anëtarët e saj, po bën shumë pak në krahasim me atë që po e bën Fatmir Limaj për simpatizantët e partisë së tij.

Madje mbledhja është tensionuar aq shumë sa që, Veseli ishte nervozuar dhe kishte dalur pak nga vetja, ku iu kishte drejtuar të pranishmëve e sidomos atyre që po flsinin dhe po e kritikonin atë me fjalën ”Kush do le të rrin, kujt nuk i rrihet le të del jashtë dhe ta lëshon mbledhjen”.

Burime të sigurta brenda PDK-së, konkretisht brenda këtij takimi kanë thënë se Veseli nuk e ka zgjatur edhe shumë mbledhjen duke e lëshuar atë, për të shkuar në takime tjera.