Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Pasqyra e deputetëve të Nismës një grup njerëzish të akuzuar e të dënuar për mashtrim – Malisheva Press

Pasqyra e deputetëve të Nismës një grup njerëzish të akuzuar e të dënuar për mashtrim

Grupit Palamentar të Nismës Socialdemokratesot zyrtarisht i janë bashkuar edhe dy deputetet. Kryetari i Partisë së Ashkalive për Integrim, Etem Arifi dhe Veton Berisha, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane e kanë rritur numrin e deputetëve të kësaj partie nga gjashtë sa ishin, në tetë deputet.

Por njëri nga ta është dënuar së fundmi për mashtrim me subvencione.

Etem Arifi u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë me dy vjet burgim me kusht. dënimi nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepra penale brenda periudhës tre vjeçare, shkruan Insajderi.

Arifi zyrtarisht iu bashkohet deputetëve tjerë të kësaj partie që kanë probleme me ligjin.

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha është dënuar nga gjykata për vjedhje të rrymës.

Vet deputeti e pati konfirmuar për Gazetën Insajderi se ishte dënuar me gjobë prej 140 euro për për vjedhje të energjisë elektrike.

“E di që bëhet fjalë për 140 euro për një dënim të KEK-ut. Por ende nuk kam informatë zyrtare”, kishte deklaruar Berisha për Insajderin.

Dënimi i tij fillimisht kishte bërë që të “përjashtohet” nga gara për kryetar të komunës së Prizrenit.

Kjo pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kishte vendosur ta deçërtifikoj Zafir Berishën nga gara për shkak të veprës penale kërqpërdorim i energjisë elektrike në objektin ku ai ushtronte biznesin e tij.

Por pas ankesës së tij ndaj vendimit të KQZ-së, Gjykata Supreme në fund të muajit shtator kishte kishte dhënë të drejtën Deputetit të Nismas, të kandidojë në Zgjedhjet Lokale për kryetar komune.

Berisha kandidoj por nuk arriti ta fitoj Prizrenin.

Deputeti tjetër i Nismës që vazhdon të ketë probleme me ligjin është Milaim Zeka, shkruan Insajderi.

Ndaj Zekës janë duke u zhvilluar hetime për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

Zeka bashkë me partnerin e tij të biznesit Ilir Krasniqi, dyshohet se përmes një agjencie punësimi kanë mashtruar 920 kosovarë që kishin provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune.

Aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3 mijë e 500 euro për një vizë pune. Por, në vend të punësimit janë gjendur brenda një skeme mashtrimi.

Si pjesë e hetimeve shteti ia ka sekuestruar deputetit Zeka tri banesa në vlerë mbi 150 mijë euro. Këto banesa në një prej komplekseve më ekskluzive në Prishtinë, dyshohet se janë blerë me para që kanë prejardhje prej krimit.

Ndaj Zekës në fund të vitit të kaluar nisën hetimet edhe për incidentin me deputetin Frashër Krasniqi gjatë një emisioni në televizionin Klan Kosova.

Prokuroria e shtetit për këtë rast po e heton deputetin Zeka për kanosje.

Problemet me ligjin nuk janë të kufizuara vetëm brenda grupit të deputetëve të Nismës. Ndaj një zyrtari tjetër të lartë të partisë së zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, së fundmi është ngritur një aktakuzë.

Endrit Shala bashkë me gjashtë zyrtarë tjerë akuzohet për gjuajtje me armë gjatë një feste në odën e Limajt.

Shala bashkë me zëvendëskryeministri Dardan Gashi, ish-Kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, ishin xhiruar teksa kishin gjuajtur me armë në ditën kur Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat sa ishte Ministër i Transportit. /Insajderi.com