Pasi u bë horë njëherë, ministri i Nismës përsëri problem me anglishten në Kongresin e Stambollit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani po merr pjesë në Kongresin Global për Sipërmarrësi që po mbahet në Turqi.

Por, Hasani siç duket përveç fotove në këtë Kongres nuk ka arritur të kuptoj asgjë pasi që vazhdon të mbetët larg me të kuptuarit e gjuhën angleze, shkruan ORAinfo.

Hasani ka publikuar në instagarm disa foto nga ky Kongres ku shihet duke i dëgjuar folësit pa kufje përkthimi.

Mungesa e përkthimit në këtë Kongres ka bërë që ministri Hasani aty te jetë më shumë si një ‘vizitor’ i pa rëndësishëm.

Duke e ditur që Hsani qëndron larg anglishtes, ai me siguri nuk ka arritur të kuptoj asgjë nga folësit pjesëmarrës, me çka e bënë të pa vlerë pjesëmarrjen e Kosovën në këtë kongres.

Se Hasani nuk ka qenë i përqëndruar fare tek folësit në Kongres, e dëshmon edhe foto më poshtë ku ministri kosovar nuk e ka fare shikimin tek folësi i Kongresit.

Kujtojmë se muaj më parë se ministri Hasani ishte bë ‘horë’ me anglishten e tij para ministrave të vendeve të BE-së.

Si pasojë e mos njohjes së gjuhën angleze, Hasani e kishte gjetur vetën në një situatë tejet të sikletshme kur nuk ka mundur të lexojë fjalimin në gjuhën e angleze në Komisionin për Udhëtime – organizatë që promovon turizmin në Europë . /ORAinfo/