Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Pas shumë debatesh Kuvendi e voton Gjykatën Speciale – Malisheva Press

Pas shumë debatesh Kuvendi e voton Gjykatën Speciale

kuvendiKKuvendi i Kosovës ka votuar ndryshimet kushtetuese me të cilat hapet rruga ligjore për ngritjen e Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Votimi kaloi me 82 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim. Ndërkaq, deputetët e opozitës nuk kanë votuar fare, megjithëse ishin të pranishëm në sallë gjatë votimit.

Kjo është hera e dytë që Kuvendi nxjerr për miratim këto ndryshime. Në seancën e 26 qershorit Kuvendi i Kosovës nuk arriti për 5 vota të sigurojë miratimin.

Opozita veçse ishte pozicionuar kundër themelimit të kësaj gjykate, duke thënë se nuk është gjithëpërfshirëse dhe ka karakter selektiv, në kuptimin etnik.

Partitë politike në opozitë, në seancën e sotme, debatuan edhe për bazën ligjore që ka ose jo Kuvendi, për të riproceduar edhe një herë të njëjtat ndryshime kushtetuese, të cilat nuk u votuan më 26 qershor.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kërkuan që për riprocedim të kësaj çështjeje është dashur të respektohen procedurat ligjore.

Tri subjektet politike në opozitë kishin edhe një mocion procedural, me të cilin kërkonin vendosjen në rend të ditës një Rezolutë për krimet serbe në Kosovë, mocion ky i cili nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme.

Gjykata Speciale për Krime Lufte, apo siç do të emërohet me ligj si Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendon që të hetojë supozimet në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me dyshimet për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj disa civilëve serbë gjatë luftës së fundit.

Këto dhoma do të jenë nën kompetencë të plotë të prokurorëve e gjykatësve ndërkombëtarë. /koha