Pas rrokullisjes me traktor humb jetën veterani i UÇK-së

I aksidentuari mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Vraniq të Suharekës, R.K fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë, me ç’rast ndërroi jetë, pasi që ishte rrokullisur me traktor dhe kishte rënë në lum tek vendi i quajtur “Ara e Sylë Bajrami”.

Bëhet fjalë për Ramadan Kolgecin, tashmë i ndjerë. Indeksonline mëson se Kolgeci ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndryshe, sipas Drejtorisë Rajonale në Prizren, viktima 60 vjeçar ka ndërruar jetë në rrugë për në urgjencë.

“Në vendin e ngjarjes përpos strukturave policore për hetimin e rastit i pranishëm ishte edhe prokurori i shtetit. Trupi i pajetë dërgohet për autopsi”, thuhej në njoftimin e PK-së