Pas raportimit në media dhe kritikave, parku i fëmijëve në Malishevë ndërron formë sërish (foto)

Komuna e Malishevës kurrsesi të gjejë formën e  duhur të ndërtimit të parkut i cili buxhetit komunal i ka kushtuar rreth 10 mijë euro.

Komuna kishte filluar ndërtimin e parkut pë fëmijë me 13 prill i cili pas disa ditësh pune kishte filluar të marrë formë të çuditshme ( organit mashkullor) e cila ishte raportuar nga malishevapress pas reagimeve edhe të qytetarëve.

http://malishevapress.com/cka-eshte-kjo-forme-e-cuditshme-qe-komuna-po-e-nderton-ne-parkun-e-qytetit-foto/

Mirëpo pas raportimit nga malishevapress me 23 prill si duket komuna ka kuptuar gabimin e bërë në ndërtimin e parkut dhe ka detyruar kompaninë ta ndryshoj planin e ndërtimit të parkut duke e ndryshuar tashmë formën nga ajo rrumbullake në atë katrore.

Ditë më parë kishte reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje në Malisheveë e cila kishte zgjedhur ndërtimin e parkut si vend për ttë shpalosur  kritikat ndaj komunës për investime të dobëta, pa planifikuara dhe pa projektime.

Nga kabineti qeverisës i Begajt nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për  ndryshimet e bëra në ndërtimin e parkut të fëmijëve.

Fotografi e marrë me 23 prill

Fotografi e marrë me 2 maj