Pas aksidentit të pësuar një muaj më parë vdes sot 12 vjeçari nga fshati Burim

foto-7Para disa dite, saktësisht me datë 1 tetor ishte aksidentuar 12 vjeçari nga fshati Burim dhe përafërsisht një muaj ishte trajtuar në QKUK, mirëpo fatkeqësisht nuk ka mundur të përballoj plagët që ia kishte shkaktuar aksidenti. Sipas burimeve të MalishevaPress, në momenti e aksidentit i riu ishte duke luajtur pranë rrugës në lagjen ku jetonte së bashku me familjen e tij, në Malishevë. Plagët e marra nga aksidenti ishin të pa përballuara për të riun dhe sot në orët e para të mëngjesit kishte ndërruar jetë në klinikën ku po trajtohej. Pas vdekjes me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion. Trupi i pajetë i të riut varroset sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit Burim, njoftojnë të afërmit e viktimës.