Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
“Partia e Fatmir Limajt e ka bërë të qartë: Po u prek ministri, Qeveria bie” – Malisheva Press

“Partia e Fatmir Limajt e ka bërë të qartë: Po u prek ministri, Qeveria bie”

Pas raportimit të lajmi.net se mund të shkarkohet ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi për shkak të përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga ENQA, për shkak të shkarkimit të Bordit të kësaj agjencie, ka ndodhur edhe thyerja ndërmjet partnerëve të koalicionit.

Është një nga zyrtarët e Nismës për Kosovën, gjegjësisht këshilltari i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi, ai i cili ka thënë se partia e Limajt është shumë e qartë, po u shkarku ministri, bie qeveria.“Partia e Fatmir Limajt tashmë e ka bërë të qartë: po u prek ministri, Qeveria bie!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Pas raportimit të lajmi.net se do të shkarkohet ministry Bytyqi, ka reaguar Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi dërguar mediave.

Në këtë njoftim thuhet se, “Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se janë të pavërteta shkrimet e disa mediave  për shkarkimin e mundshëm të ministrit Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.Me këtë rast, Qeveria e Kosovës bënë me dije se ministri Bytyqi është duke vazhduar punën në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që i takojnë në pozitën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”.