Parku i Gjelbër në fshatin Mirushë në gjendje të tmerrshme (Foto)

Parku i Gjelbërt në fshatin Mirushë, aktualisht është në gjendje të mjerueshme, për shkak të mungesës së përkujdesjes institucionale nga ana e komunës. Një lexues i Malishevapress, ka dërguar në redaksinë tonë disa foto ku shihen pamje shokuese se si rrjedha e kanalizimit derdhet mbi sipërfaqen e gjelbëruar. Këndi i lojërave për fëmijë është shkatërruar, janë demoluar dhe janë vjedhur pajisjet e lodrave për fëmijë. Bari dhe hapësirat përreth është mbuluar me thera. Liqeni që është afër parkut është i ndotur dhe gjithçka në këtë hapësirë pothuajse ka marr formën degraduese dhe nuk ngjan aspak me hapësirën për çka ishte paraparë dhe për të cilin ishin investuar mijëra euro.

Ju kujtojmë se ky projekt që ishte donacion nga programi “Beautiful Kosovo”, nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian (ZNKE), në bashkëpunim me Komunën e Malishevës dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS). Shuma e këtij projekti ishte rreth 100 mijë euro, nga buxheti komunal ishin ndarë 10 mijë euro.