Parashikimi i motit për tri ditët e ardhshme

Vazhdon edhe më tutje mot i paqëndrueshëm, me reshje lokale shiu dhe bubullima.

Përderisa në ditët e para të javës, në disa pjesë të rajonit, në Shqipëri, priten temperatura të larta edhe mbi 35C, në vendin tonë kryesisht do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 25C deri në 28C.

Të hënën – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.

Të martën – Mot kryesisht me vransira. Paradite me riga lokale shiu, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

Të mërkurën – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.