Parashikimi i motit për sot

moti-10-qershor-2016-780x439_9398Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me vranësira të çrregullta dhe të dendura, kurse nga dita e enjte parashihen të vijnë masat e ftohta të ajrit me origjinë polare të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe parashihen të lëvizin nga -10 deri -3 , kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri +7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe veri-perëndimi me shpejtësi deri 12m/s.