Parashikimi i motit për këtë javë

motiVendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këtë gjendje sinoptike do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe intervale të gjata me diell. Vranësirat në gjysmën e parë të javës, vende-vende do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe riga shiu,të cilat nëpër disa lokalitete, do të jenë më intensive. Tempearturat minimale  do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë celsius. Shtypja atmosferike do të jetë mbi normalen në pjesën dërmuese të javës. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-9m/s.

Mot i nxehtë dhe me temperatura të larta, do të mbajë për gjatë  vijës bregdetare. Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës do të lëvizin ndërmjet 36-39 gradë Celsius.