Parashikimi i motit për këtë javë

Ditëve të para të javës mot i ndryshueshëm me reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të zbresin nga 11 deri në 7 gradë celsius, e ato maksimale do luhaten nga 19 deri në 23 gradë celsius.

15.05 – Mot kryesisht me vranësira. Gjatë ditës me reshje lokale shiu, e në pjesët lindore të vendit mundësi për bubullima. Në mbrëmje reshjet pritet të jenë më të qëndrueshme, vende-vende edhe më intensive.

16.05-17.05 – Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Të mërkurën pasdite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

18.05 – Mot kryesisht me diell.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-12m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.