Parashikimi i motit për këtë javë

moti

Instituti Hidrometeorologjik njofton se gjatë pesë ditëve të javës që nisëm, do të kemi mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

“Temperaturat minimale do të jenë në kufijtë e mesatareve shumëvjeçare të kësaj periudhe kohore. Nga dita e hënë deri të mërkurën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale nga 22-25 gradë Celsius , kurse minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e lehte deri mesatare. Të mërkurën paraqiten kushte për riga shiu kryesisht në pjesën qendrore dhe veriperëndimore të vendit. Nga dita e enjte sërish do të ketë ngritje në fushat termike, duke bërë që merkuri në termometër t’i kaloj vlerat e temperaturave 30 gradë Celsius, derisa edhe minimalet do të pësojnë ngritje të lehta. Në fundjavë , kryesisht pasditen e së dielës do të paraqiten kushte për reshje shiu. Era do ta mbajë drejtimin e njëjte të verilindjes duke fryrë me shpejtësi deri 8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.