Parashikimi i motit për këtë javë

motiParashikimi i motit për pesë ditë nga IHMK

Gjatë kësaj periudhe kohore vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Dita e hënë dhe e marte parashihen të jenë kryesisht me diell me temperatura ndërmjet 16-32 gradë Celsius. Nga dita e merkure pritet të ketë ulje te vlerave në fushat barike kështu që gjatë natës dhe dites së enjte pritet të ketë ulje të lehta  të temperaturave maksimale dhe do të krijohen kushte që në disa pjesë të vendit të ketë reshje  të përcjellura me shkarkime rrufesh. Vlerat minimale e temperaturave do të lëvizin ndermjet 14-18 gradë Celsius, kurse maksimalet e dites pritet të arrijnë vlerat ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtesi 1-8m/s.